Kurti: Mbështetja e ndërkombëtarëve për Kosovën ishte kruciale në luftën kundër COVID-19

91
kurti:-mbeshtetja-e-nderkombetareve-per-kosoven-ishte-kruciale-ne-luften-kunder-covid-19

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan Rahovec.net.

“Kryeministri Kurti theksoi se BERZh mbetet një ndër partnerët kryesor zhvillimor, gjë që u dëshmua edhe me përgjigjen e shpejtë për reagim ndaj situatës me pandeminë COVID-19 përmes projektit emergjent të Infrastrukturës Vitale për Ndërmarrje Publike”, thuhet tutje në njoftim.

Kryeministri Kurti shtoi se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ka qenë kruciale në ballafaqimin tonë me pandeminë, si rezultat i të cilit, së bashku me masat e qeverisë kundër pandemisë dhe Pakon e Ringjalljes së Ekonomisë, presin një rritje dhe performancë pozitive ekonomike në muajt në vijim.

Gjatë bisedës, u vu theksi te bashkëpunimi potencial drejt digjitalizimit, ndërlidhjes së aftësimit profesional me tregun e punës, burimeve të ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë.

U diskutua edhe për strategjinë e re 5 vjeçare të BERZh-it për Kosovën. Vëmendje e theksuar iu kushtua edhe planit për zhvillimin e sektorit privat. Duke marrë parasysh ekspertizën e Bankës dhe stabilitetin e tanishëm institucional në vend, kryeministri Kurti theksoi se ky plan do të kontribuonte në përmbushjen e qëllimeve afatgjate të Qeverisë dhe të përshpejtojë ringjalljen ekonomike nga pandemia. /Rahovec.net/