Atletico Madridi i falet Luis Suarezit, uruguaiani shënon dy herë në fitoren e ‘Los Colchoneros’

29
atletico-madridi-i-falet-luis-suarezit,-uruguaiani-shenon-dy-here-ne-fitoren-e-‘los-colchoneros’

Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Getafes me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 6-të në La Liga.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kërkonin të vinin tek goli, duke krijuar raste para portës.

Por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minutën e 45-të, kur Stefan Mitrovic gjuan me kokë për të shënuar për 1-0 në të mirë të Getafes.

Në pjesën e dytë Atletico shtoi presionin për të ardhur te goli.

Në minutën e 74-të, Getafe mbetet me 10-të lojtarë pasi që Carles Alena ndëshkohet me karton të kuq.

Nga kjo përfituan mysafirët, që arritën të shënonin me Luis Suarez për 1-1 në minutën e 78-të.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, në skenë sërish doli El Pistolero që shënoi në kohën shtesë për 2-1.

The post Atletico Madridi i falet Luis Suarezit, uruguaiani shënon dy herë në fitoren e ‘Los Colchoneros’ appeared first on RahovecNET.