106 persona në pranga, fitonin miliona euro përmes mashtrimeve

23
106-persona-ne-pranga,-fitonin-miliona-euro-permes-mashtrimeve

Shumica e anëtarëve të dyshuar janë italianë. Ky grup mashtronte shtetas të ndryshëm për të dërguar shuma të mëdha në llogaritë bankare spanjolle të kontrolluara nga ata. Këto para të zhvatura nga biznese dhe individë pastroheshin më pas përmes blerjeve të kriptomonedhës dhe rinvestoheshin në aktivitete të tjera kriminale.

Anëtarët e organizatës kishin arritur të depërtonin në disa banka dhe firma ligjore.

Gjatë operacionit, policia italiane dhe spanjolle ka sekuestruar 224 karta krediti, një plantacion me  marihuanë dhe ka bllokuar 118 llogari bankare. Sipas Europol pjesëtarët e kësaj bande vepronin në ishullin Kanarie në Spanjë.Reklamë

Të arrestuarit akuzohen për aktivitete të tjera kriminale si prostitucion,  trafikim i armëve dhe lëndëve narkotike. Gjatë vitit të kaluar ky grup arriti të fitonte rreth 10 milionë euro përmes veprimtarive të jashtëligjshme.