Messi i pafat, shtylla ia mohon golin e parë për PSG-në

28
messi-i-pafat,-shtylla-ia-mohon-golin-e-pare-per-psg-ne

Lionel Messi është ende në kërkim të golit të parë në fanellën e ekipit të ri, Paris Saint-Germain, dhe sonte ka qenë shumë afër kundër Lyonit në derbin e Ligue 1.

Superylli argjentinas Messi e goditi shtyllën nga një goditje dënimi në pjesën e parë të takimit PSG-Lyon.

Por përkundër goditjes fantastike nga gjuajtja e lirë dhe mundësive të tjera të shumta, rezultati mbetet 0:0 pas pjesës së parë.

Messi do të shpresoj që në pjesën e dytë ta gjejë golin e parë në fanellën e PSG-së.

Kjo është paraqitja e dytë si titullar e Messit për PSG-në, pas asaj kundër Brugge në Ligën e Kampionëve, në të cilën po ashtu e kishte goditur shtyllën.

Messi iu bashkua PSG-së në verë si lojtar i lirë, pasi marrëveshja e tij me Barcelonën kishte skaduar dhe klubi katalonas nuk ishte në gjendje financiare për ta mbajtur më 34-vjeçarin.

The post Messi i pafat, shtylla ia mohon golin e parë për PSG-në appeared first on RahovecNET.