Goditje e rëndë për Milanin para Juves, pas Ibras e pëson edhe Giroud

97
goditje-e-rende-per-milanin-para-juves,-pas-ibras-e-peson-edhe-giroud

Stefano Piolit do t’i duhet që të bëjë nga e para planin e tij për ndeshjen e kësaj jave të Milanit në Serinë A, supersfidën kundër Juventusit.

Skuadra kuqezi e sheh veten në këtë sfidë me numra të reduktuar në fazën e avancuar, pasi një pas një po humb lojtarët e rëndësishëm të sulmit.

Që prej mesjavës u kuptua se Ibrahimovic nuk do të ishte i gatshëm për këtë sfidë, një goditje e rëndë duke pasur parasysh se ai ëshstë një emër i rëndësishëm me paraqitjen në fushën e lojës e jo vetëm, meqë është lideri i vërtetë i kësaj skuadre.

Kësaj mungese i është shtuar edhe ajo e  Olivier Giroud. Ka qenë vetë trajneri Pioli ai që ka konfirmuar në konferencë për shtyp se sulmuesi francez do të jetë mungesa tjetër e madhe për repartin e avancuar.

“Nuk do të jetë pasi vazhdon të ketë dhimbje mesi”, shpjegoi tekniku, të cilit tashmë i mbeten pak alternativa në dispozicion për sulmin në këtë sfidë që vlen më shumë për prestigjin sesa për 3 pikët në klasifikim.

The post Goditje e rëndë për Milanin para Juves, pas Ibras e pëson edhe Giroud appeared first on RahovecNET.