58- vjeçari vret me armë gjahu gruan dhe më pas veten

32
58-vjecari-vret-me-arme-gjahu-gruan-dhe-me-pas-veten

Krim në familje në fshatin Babunjë të Divjakës.

Policia bën me dije se Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Mësohet se në vendngjarje ka arritur policia e cila po merret me hetimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave që çuan drejt një krimi të tillë.