Talebanët nga pallati presidencial: Kush ka punuar me amerikanët nuk do ti vrasim

21
talebanet-nga-pallati-presidencial:-kush-ka-punuar-me-amerikanet-nuk-do-ti-vrasim

Luftëtarët talebanë kanë hyrë në pallatin presidencial të Afganistanit disa orë pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Udhëheqja e grupit, e rrethuar nga dhjetëra luftëtarë të armatosur, iu drejtua mediave nga selia e pushtetit të vendit.⁠⁠

Ndërkohë një zëdhënës i talebanëve i thotë medias Al Jazeera, se atyre që kanë punuar me qeverinë dhe ushtrinë do t’u ofrohet amnisti, por pa specifikuar se çfarë saktësisht.⁠⁠

Largimi i Ghanit erdhi mes negociatave për një transferim paqësor të pushtetit pasi luftëtarët talebanë rrethuan Kabulin pasi pushtuan 26 nga 34 kryeqytetet krahinore të vendit në më pak se dy javë.

Një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ghani u nis për në Taxhikistan.

Ghani më vonë tha në një deklaratë të postuar në Facebook se ai iku për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme.

https://www.instagram.com/aljazeeraenglish/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d05f874f-b3e8-4436-aec7-9544b970e085&ig_mid=02555692-ABE6-44DE-A587-F13D16AAE71B

The post Talebanët nga pallati presidencial: Kush ka punuar me amerikanët nuk do ti vrasim appeared first on RahovecNET.