Festa e çmendur e Munishit pas golit në minutën e 94’ në “Fadil Vokrri”
Në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten është zhvilluar një nga ndeshjet më dramatike të këtij sezoni të ri në Superligën e Kosovës.
Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, prodhoi gjithçka: penallti me ndihmën e “VAR”, karton të kuq dhe gol në minutat e fundit.
Besnik Krasniqi shënoi golin e parë të ndeshjes së mbyllur me rezultat 1-1, nga pika e penalltisë, kurse Dabiqaj në minutën e 94’të, barazoi rezultatin për skuadrën e Ismet Munishit.
Sa i rëndësishëm ishte goli i Dabiqaj, e tregon edhe festimi i trajnerit Munishi, pas golit në momentet e fundit të ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Prishtina ende vazhdon pa fitore këtë edicion, ku edhe pozicionohet në vendin e shtatë në tabel me vetëm 2 pikë, kurse Gjilanasit, nga katër ndeshjet e para, kanë arkëtuar gjashtë pikë dhe pozicionohen në vendin e gjashtë në tabel.
The post Festa e çmendur e Munishit pas golit në minutën e 94’ në “Fadil Vokrri” appeared first on RahovecNET.