Liverpool mposht Milanin, Henderson heroi i “The Reds”

23
liverpool-mposht-milanin,-henderson-heroi-i-“the-reds”

Liverpool ka arritur që ta mposht Milanon me rezultat 3-2 në një ndeshje të çmendur në “Anfield”.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Liverpooli me autogolin e Tomori në minutën e nëntë të takimit.

Ndërsa, kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte, në skenë doli Ante Rebic, për t’i barazuar shifrat në 1-1. Kurse, dy minuta më vonë, Diaz ia dhuroi epërsinë e parë dhe të vetme milanezëve në këtë takim.

Më të filluar pjesa e dytë, Salah barazoi shifrat në 2-2, i cili edhe e humbi një penallti në minutën e 14-të të takimit.

Kurse, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Henderson me një supergol nga jashtë zonës për 3-2.

The post Liverpool mposht Milanin, Henderson heroi i “The Reds” appeared first on RahovecNET.