Kosova fiton betejën në Arbitrazh për Minierën e Goleshit

25
kosova-fiton-betejen-ne-arbitrazh-per-minieren-e-goleshit

Kosova ka fituar betejën me kompaninë kroate “Iming” D.O.O në Gjykatën e Arbitrazhit për Minierën e Goleshit.

Kompania kroate e dërgoi Agjencinë Kosovare të Privatizimit në Arbitrazh dhe kërkoi mbi 18 milionë euro kompensim në vitin 2019.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit fiton kontestin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pas padisë së parashtruar, më datën 1 prill 2019, për kompensim dëmi dhe fitim të humbur në vlerë prej 18,121,690.17 milion Euro nga pala paditëse IMING d.o.o Strobec – Republika e Kroacisë. Agjencia Kosovare e Privatizimit ishte paditur në cilësi të administratorit të ndërmarrjes shoqërore ‘’MIM Goleshi‘’ Miniera e Magnezit në Golesh të Lipjanit. Kontesti gjyqësor është zhvilluar sipas rregullave të UNICITRAL-it të vitit 2010”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Përveç që nuk mori kompensimit, “Iming” D.O.O do detyrohet të paguajë 340 mijë 954 euro tarifë ligjore për AKP-në.

Kompania “Iming” kërkonte kthimin e investimeve të bëra në kompaninë “Mim Goleshi” e cila ishte privatizuar në vitin 2006 nga e njëjta kompani./21Media

The post Kosova fiton betejën në Arbitrazh për Minierën e Goleshit appeared first on .