Kishte dhënë para për punësim, arrestohet njëri nga të dyshuarit për mashtrim

22
kishte-dhene-para-per-punesim,-arrestohet-njeri-nga-te-dyshuarit-per-mashtrim

Dy të dyshuar në Shtërpcë të Ferizajit, për marrje parash për qëllim punësimi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se dy të dyshuarve meshkuj kosovar u kishte dhënë para të gatshme me qëllim të punësimit të tij dhe djalit të tij.

Nëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

I dyshuari tjetër ka ikur duke lënë pas veturën e tij, e cila është sekuestruar nga policia, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarve meshkuj kosovar u kishte dhënë para të gatshme me qëllim të punësimit të tij dhe djalit të tij. Policia ka arritur t’i identifikoj dy të dyshuarit ku njëri nga ta mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.I dyshuari tjetër ka arritur të ikë pasi ka vërejtur vëzhgimin e policisë duke braktisur veturën e tij.Vetura është sekuestruar përkohësisht nga policia. Rasti vazhdon të hetohet”.