Konfirmohet/ Vritet një person i moshës 50-vjeçare në Gjilan, është nga Bujanoci

27
konfirmohet/-vritet-nje-person-i-moshes-50-vjecare-ne-gjilan,-eshte-nga-bujanoci

Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë sonte në qytetin e Gjilanit. Personi i vrarë është me inicialet B. V.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se personi i vrarë është një 50 vjeçar i cili dyshohet se është nga Bujanoci.

Sipas tij ai ka qenë duke pirë kafe në një kafiteri ku më pas dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.