DW: Si e “bllokoi” Merkel Serbinë për Kosovën, dhe ku “ngeci” kancelarja

22
dw:-si-e-“bllokoi”-merkel-serbine-per-kosoven,-dhe-ku-“ngeci”-kancelarja

Kancelarja përsëriste ftohtë dhe me ton neutral, atë që i kishte thënë Tadiçit pas dyerve të mbyllura. Serbia duhet të ndalë mbështetjen në veriun e provincës së saj të mëparshme, Kosovë. Beogradi duhet të japë dritën e gjelbër për anëtarësimin e shtetit të pavarur të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ndryshe nuk ka për të ecur përpara me anëtarësimin e Serbisë në BE. Tadiç, qeveria dhe shumica dërrmuese e serbëve ndjeheshin të fyer. Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga Kosova për shkak të BE, thuhej njëzëri. Vërtet: Serbia zyrtare e la Merkelin të ikë duarbosh.

Pas kësaj përvoje, kancelarja ndryshoi taktikë. Në vend të konfrontimit ajo kërkoi bashkëpunimin me politikanët e Ballkanit. E ndërsa dhe kjo iniciativë nuk solli shumë ndryshime, në 2014-tën  thirri Konferencën e Berlinit me krerët e qeverive dhe shteteve të rajonit të njohur tashmë si “Procesi i Berlinit”.

Pikërisht ky format solli rezultate konkrete: një rrjet rinor rajonal sipas modelit gjermano-francez, u hoqën po ashtu tarifat roaming mes vendeve ballkanike të grindura. DW shkruan se ndonëse kujton se krijimi i një tregu të përbashkët rajonal dhe zgjerimi i infrastrukturës së pazhvilluar është ende në fillime. Merkel i mbeti deri në fund besnike motos “me bukë dhe me kërbaç” në Ballkanin Perëndimor.

Me integrimin në BE të rajonit, kancelarja nuk pati sukses: ato çfarë mbeten prej angazhimit të madh të saj në fund,  janë ndihmat masive financiare për Ballkanin perëndimor.