Arsenali siguroi fitoren e parë në Premier Ligë këtë sezon duke fituar 1-0 kundër Norwich City. Goli i Pierre-Emerick Aubameyang (66)në pjesën e dytë nga afërsia bëri që skuadra e Mikel Artetas me në fund t’i merrë tri pikë në Emirates Stadium
Topxhinjtë ishin me kërkues dhe me dominues në këtë ndeshje, duke bërë presion në pjesën e dytë të fushës së mysafirëve.
Pavarësisht dominimit të tyre në mbajtjen e topit, lojtarët e Artetas vuajtën për të krijuar mundësi të pastra shënimi. Kapiteni Aubameyang ishte kryesori në këtë ndeshje, derisa disa tentime të tij nga largësia u ndalën nga Tim Krul që ishte në ditën e tij sonte. Holandezi u testua edhe një herë gjatë pjesës së parë ku Odegaard pasoi për Aubvameyan, por sulmuesi gjuajti lehtë dhe portieri i Norwich priti.
Norwich ishin më të mirë në fund të pjesës së parë dhe rrezikuan disa herë portën e Arsenalin, por ata nuk arrinin që të sulmonin vazhdimisht. Në pjesën e dytë Arsenali do të shënonte në minutën e 66-të. Nicolas Pepe gjeti një hapësirë për të goditur me të majtën e tij ku goditi dy herë shtyllën, kurse në fund topi shkoi në këmbë të Aubameyang që nuk e pati vështirë për të shënuar gol.
The post Arsenali më vështirësi arrin të fitorja parë në Premier Ligë appeared first on RahovecNET.