Jerome Boateng shpallet fajtor për sulm ndaj ish të dashurës së tij

110
jerome-boateng-shpallet-fajtor-per-sulm-ndaj-ish-te-dashures-se-tij

Futbollisti gjerman, Jerome Boateng është shpallur fajtor për sulm fizik ndaj ish të dashurës së tij dhe do të paguajë gjobë 1.8 milion euro

Ai i kishte mohuar akuzat se e ka lënduar nënën e dy binjakëve, me emrin Sherin S, pas një fjalosje në pushime më 2018.

Ajo i tha gjykatës në Munich që ish mbrojtësi i Bayernit dhe fituesi i Botërorit 2014 e ka goditur atë me grusht aq shumë saqë ajo nuk kishte mundur të marrë frymë për një moment.

Në dëshminë e tij, Boaten e ka përshkruar ngjarjen më ndryshe.

Sipas ligjeve për dhunë në familje në Gjermani, ai mund të kishte përfunduar në burg për pesë vite, të cilit ai i ka shpëtuar.

I veshur me një kostum ngjyrë të kaltër të errët, ai u shoqërua nga turpërojët për në gjykatë me avokatin e tij, Kail Walden të enjten në mëngjes.

Para gjykimit, prokurori e akuzoi Boatengun për shkaktim lëndimi trupor me qëllim, gjuajtje me  llambë dhe kutia akulli të vogla në drejtim të ish partneres së tij derisa ata po pushonin në Karaibe në korrikun e vitit 2018.

Duke dëshmuar në gjykatë, gruaja ka thënë se Boaten e ka grushtuar atë, duke e kapur për flokë, kafshuar atë në kokë dhe duke e ofenduar atë gjatë zënkës.

Boateng ka pranuar në dëshminë e tij që gjërat kishin eskaluar gjatë një loje me karta ku ata kishin fjalosur. Por, ai ka thënë se ajo është bërë agresive dhe e ka fyer, duke e goditur e kishte lënduar atë në buzë. Kur ai është përpjekur për ta larguar nga vetja, ajo ishte rrezuar. Ai tha se ka gjuajtur një jastëk në tavolinë dhe një llambë është rrezuar në dysheme.

Seanca dëgjimore ishte paraparë që të mbahet në dhjetor por ishte shtyrë për shkak se një dëshmitar nuk ishte në gjendje të paraqitet aty.

Një emër i njohur në botën e futbollit dhe në rrjete sociale, Boateng ka një karrierë të pasur me trofe për klubin dhe vendin.

Ai ka fituar 22 trofe me Bayernin, përfshirë dy herë Ligën e Kampionëve dhe nëntë herë Bundesligën kurse këtë verë u transferua në Lyon si transfer i Lirë pasi që kontrata e tij me Bayernin skadoi.

Në shtator një tjetër ish e dashur e Boaten, modelja 25 vjeçare Kasia Lenhardt, vrau vetveten në banesën e saj në Berlin.

Policia e Berlinit zbuloi trupin e saj në shkurt derisa Boaten nuk ishte aty por ishte në Botërorin e Klubeve në Katar. Raportet në Gjermani thoshin se ai i kishte dhënë fund lidhjes më të.

The post Jerome Boateng shpallet fajtor për sulm ndaj ish të dashurës së tij appeared first on RahovecNET.