Gjendet i vdekur një 34-vjeçar në lagjen “Mati” në Prishtinë

104
gjendet-i-vdekur-nje-34-vjecar-ne-lagjen-“mati”-ne-prishtine

Një person është gjetur pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të së premtes, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Rreth orës 04:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç”, ka deklaruar Ahmeti.Reklamë

Ahmeti thotë se derisa të ndriçohen të gjitha rrethanat e vdekjes, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.