Kosovë – Spanjë, ‘vlojnë’ biletat në të zezën

110
kosove-–-spanje,-‘vlojne’-biletat-ne-te-zezen

Kombëtarja e Kosovës e pret Spanjën sonte në orën 20:45 në Stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, për ndeshjen e Grupit B kualifikues për Botërorin 2022, shkruan RahovecNET.

Për shkak të masave të rrepta kufizuese të pandemisë Covid-19 dhe faktit se lejohet mbushja e vetëm 10% e kapacitetit të stadiumit, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi të mos nxjerr në shitje bileta për ndeshjen e së mërkurës mbrëma. Biletat në dispozicion iu dhanë tifozëve zyrtarë të ekipit kombëtar, zyrtarëve dhe stafeve të dy ekipeve.

Por në ditën e ndeshjes, në disa faqe në rrjetet sociale janë nxjerrë bileta në shitje në treg të zi, nga persona që tashmë ishin pajisur falas me to.

Madje në rrjetet sociale ka shitje të biletave në tregun e zi.

Në “shes blej dicka”, disa persona kanë vënë në dispozicion shitjen e biletave në të zezën.

 

The post Kosovë – Spanjë, ‘vlojnë’ biletat në të zezën appeared first on RahovecNET.