Gjermania kërkon nga prodhuesit e telefonave të ofrojnë shtatë vite përditësim të sigurtë

26
gjermania-kerkon-nga-prodhuesit-e-telefonave-te-ofrojne-shtate-vite-perditesim-te-sigurte

Qeveria federale e Gjermanisë ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të miratojë një ligj, me të cilin kërkohet që të sigurohen shtatë vite të përditësimit dhe pjesë rezervë për telefonat e mençur.

Kjo nënkupton dy vite më shumë sesa propozimi i mëparshëm i Komisionit, duke i dhënë përkrahje telefonave ngjashëm sikurse është rasti me kompjuterë.

Por, nuk është për t’u habitur që dy propozimet të refuzohen nga prodhuesit. Grupi për industri DigitalEurope (që numëron Apple, Google dhe Samsung) dëshiron që kushti të jetë vetëm tri vite përditësim të sigurtë, duke kërkuar që të kufizohet marrëveshja për pjesë rezervë të ekraneve dhe baterive, altoparlantëve dhe komponentëve tjera që konsiderohen si të besueshme.

Me fjalë tjera, DigitalEurope përkrah idenë e status quos. Derisa Apple zakonisht siguron pesë viteve përditësim dhe siguri, kurse shumë prodhues të Android këtë përkrahje e ndalin në vetëm tre vite e me raste edhe më pak. /Njeshi/

The post Gjermania kërkon nga prodhuesit e telefonave të ofrojnë shtatë vite përditësim të sigurtë appeared first on Njeshi.