Vazhdojnë bisedimet mes Salahut dhe Liverpoolit për kontratën e re

115
vazhdojne-bisedimet-mes-salahut-dhe-liverpoolit-per-kontraten-e-re

Mohamed Salah është në bisedime për të rinovuar kontratën me Liverpoolin.

Ylli egjiptian ende është larg akordit me The Reds për të nënshkruar kontratën e re.

Sipas asaj që raporton Liverpool Echo, Salah është duke kërkuar plotë 500 mijë funte në javë dhe klubi nuk dëshiron të ofrojë atë shumë.

Anësori ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën po që se nuk i ofrohet një pagë e tillë, duke ditur se lojtarët e tjetër të klubeve rivale po fitojnë shuma të majme.

Jorda Henders, Fabinho, Alisson Becker, Virgil van Dijk, Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson dhe Harvey Elliott, që të gjithë kanë nënshkruar kontratat e reja.

Salah duhet të pranojë një pagë më të ulët, për të arritur një marrëveshje mes dy palëve.

The post Vazhdojnë bisedimet mes Salahut dhe Liverpoolit për kontratën e re appeared first on RahovecNET.