Vetura godet një biçiklist në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë

35
vetura-godet-nje-biciklist-ne-fshatin-dumnice-te-vushtrrise

Një biçiklist është goditur nga një makinë në fshatin Dumnicë e Poshtme në komunën e Vushtrrisë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Dumicë e Ulët të Vushtrrisë, është shkaktuar aksident trafiku ndërmjet një veture me targa vendore dhe një biciklisti si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar biciklisti i moshës madhore i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, tha Zahiti.