Musliu-Shoshi: Deputetët e VV-së kanë mosmarrëveshje për emërim të ambasadorëve

23
musliu-shoshi:-deputetet-e-vv-se-kane-mosmarreveshje-per-emerim-te-ambasadoreve

Për këtë ajo fajësoi Kryetarin e Komisionit, Haki Abazin, duke thënë se ai duhej të siguronte numrin kuorumit.

“Duhet të kemi parasysh se ne nuk jemi aty numër dhe nuk jemi punëtorë të Abazit, por ne jemi deputet të zgjedhur me votë të qytetarit”, tha Shoshi.

“Si opozitë nuk është detyrë e jona qe ta bëjmë kuorumin, është detyrë e kryetarit që ta bëj kuorumin në komision, dhe pastaj të ftoj komisionin”, shtoi Shoshi Musliu në Klan Kosova.

Shoshi hodhi dyshime se mospjesëmarrja e plotë e pozitës në komision mund të ketë ndodhur pasi që anëtarët e VV-së kanë mosmarrëveshje rreth emërimit të ambasadorëve.

Tutje, deputetja tha se PDK gjithmonë i ka ardhur në ndihmë qeverisë.

“Ne kemi qenë shumë bashkëpunues për pandeminë dhe politikën e jashtme, që nga dita e parë e kam ngritë çështjen se pse politika e jashtme trajtohet si e fundit dhe nuk kam pasur përgjigje të vetme nga Albin Kurti apo Donika Gërvalla. Ata do të duhej qe politika e jashtme të jetë një ndër prioritet i qeverisë.

Shoshi tregoi se Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka filluar mbledhje e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme.

E pyetur për tubimet elektorale që PDK po i bën për fushatë në garat komunale, Shoshi tha se asnjëherë nuk ka parë që PDK të ketë mbajtur tubime që nuk ka qenë në linjë me masat e qeverisë.

“Ne shëndetin e qytetarëve e kemi primar.”