500-shet e falsifikuara, për një ditë 3 raste

133
500-shet-e-falsifikuara,-per-nje-dite-3-raste

Vetëm gjatë ditës se premte kanë ndodhur tri raste ku janë raportuar para të falsifikuara. Dy raste kanë ndodhur në Podujevë dhe një në Ferizaj.

Në një bankë në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë, menaxheri i asaj banke ka raportuar në Polici se gjatë numërimit të parave kishin hasur në tri kartëmonedha në vlerë nga 500 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Po ashtu në Podujevë në rrugën “Xhemail Mustafa”, një zyrtar i bankës të premten ka raportuar në Polici një rast tjetër, se gjatë numërimit të parave kishin hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Sipas Policisë rasti vazhdon të hetohet.

500-she të falsifikuar dje ka raportuar edhe një punëtore e një filiali bankar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj. Sipas raportit të Policisë njësiti policor ka sekuestruar monedhën në fjalë për procedura hetimore./21Media

The post 500-shet e falsifikuara, për një ditë 3 raste appeared first on .