Punë e kryer, Griezmann kthehet në Atletico Madrid

121
pune-e-kryer,-griezmann-kthehet-ne-atletico-madrid

Befasia e kësaj mbrëmje është Antonio Griezmann

Derisa të gjitha mediat prisnin një kalim të Mbappes në Real Madrid, loja në transfere sonte është luajtur në anën tjetër.

Barcelona që në orët e pasdites filloi bisedat me Atletico Madrid që ta shesë Antoine Griezmann.

E sipas gazetarit dhe ekspertit të transferëve në Sky Sports dhe The Guardian, Fabrizio Romano marrëveshja sapo është arritur.

“Antoine Griezmann është kthyer në Atletico Madrid, u kry! Marrëveshja është kompletuar me Barcelonën. Huazim deri në qershor 2022 me opsion blerjen për 40 milionë euro”, ka shkruar ai.

Griezmann ka marrëveshje edhe dy vite plus një vit opsion për zgjatje. Ai kthehet në Atletico. Lëvizja më befasuese e ditës

The post Punë e kryer, Griezmann kthehet në Atletico Madrid appeared first on RahovecNET.