Monday, August 15, 2022
Ballina SPORT Kosova e kryejnë stërvitjen e fundit në “Batumi Arena”, gati për Gjeorgjinë

Kosova e kryejnë stërvitjen e fundit në “Batumi Arena”, gati për Gjeorgjinë

145
kosova-e-kryejne-stervitjen-e-fundit-ne-“batumi-arena”,-gati-per-gjeorgjine

Kosova e ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror “Katari 2022”.

Dardanët në mbrëmjen e së mërkurës kanë stërvitur në stadiumin “Batumi Arena”, i cili do të inaugurohet zyrtarisht në ndeshjen e nesërme.

Gjatë seancës që zgjati një orë të përzgjedhurit e Challandes janë ambientuar me fushën, por edhe me kushtet klimatike, të cilat janë dukshëm më të rënda se sa në Kosovë.

Ndeshja Gjeorgji – Kosovë zhvillohet të enjten në orën 18:00, sipas kohës tonë, në stadiumin “Batumi Arena”, i cili për shkak të situatës së rënduar me koronavirus do të jetë i zbrazët.

Kosova do të kërkojë fitoren e parë në grup, në ndeshjen e katërt.

The post Kosova e kryejnë stërvitjen e fundit në “Batumi Arena”, gati për Gjeorgjinë appeared first on RahovecNET.