Rrëzohet nga skelet derisa po punonte, lëndohet një punëtor në Prishtinë

134
rrezohet-nga-skelet-derisa-po-punonte,-lendohet-nje-punetor-ne-prishtine

Nga Qendra Emergjente e QKUK-së është raportuar dje se një person i gjinisë mashkullore kishte kërkuar ndihmë pasi që lëndoi të dy këmbët.

Nga njësia policore është kontaktuar më pas viktima dhe i njëjti ka deklaruar se derisa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga skelet.

Viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimi dhe si pasojë e rrëzimit të skeleve kishte rrëzuar edhe dy punëtorë të tjerë, por që nuk kishin pësuar lëndime.

Në lidhje me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari i firmës. Viktima gjendet në tretman mjekësor.

“Rr. Lec Gradica, Prishtinë 28.08.2021-13:00. Nga Qendra Emergjente e QKUK-së është raportuar se një person i gjinisë mashkullore kishte kërkuar ndihmë pasi që ishte lënduar në të dy këmbët. Nga njësia policore është kontaktuar viktima dhe i njëjti ka deklaruar se deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga skelet. Viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimi dhe si pasojë e rrëzimit të skeleve ishin rrëzuar edh dy punëtorë të tjerë, por që nuk kishin pësuar lëndime. Në lidhje me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari i firmës. Viktima ende gjendet në tretman mjekësor”, thuhet në raport.