“Zjarrfikësit i gjetën të përqafuar”, dy të moshuarit që humbën jetën në Qafë Muzinë ishin nisur për plazh në Sarandë

37
“zjarrfikesit-i-gjeten-te-perqafuar”,-dy-te-moshuarit-qe-humben-jeten-ne-qafe-muzine-ishin-nisur-per-plazh-ne-sarande

Drita dhe Fiqiri Koçari, çifti i të moshuarve që humbën jetë nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë tre ditë më parë, ishin nisur nga Skrapari për të bërë pushimet në Sarandë. Furgoni me të cilin ata udhëtonin u përplas me një fuoristradë dhe doli nga rruga.

Fatkeqësisht, çifti i të moshuarve, respektivisht 72 dhe 77 vjeç, humbën jetën bashkë me 3 persona të tjerë. Pushimet në Sarandë për ku ata ishin nisur, mbetën në kthesat fatkeqe të Qafë Muzinës, aty ku dhe u ndërpre në mes jeta e Drita dhe Fiqiri Koçarit.

Historia bëhet edhe më e trishtë, teksa mësohen detaje të reja. Nga grupi i zjarrfikësve që mbërritën në vendngjarje pasditen e 26 gushtit 2021, burrë e grua janë gjetur të përqafuar në një nga sediljet e fugronit më të cilin po udhëtonin. Prej 55 vjetësh ata ishin të martuar dhe tre fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë.

***
Kujtojmë se, në aksident humbën jetën shoferi i furgonit Bardhi Prodo, çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Koçari, dhe 2 shtetas ukrainas, Tetiana Fediaieva dhe Olesandr Fediaieva.

Ndërkohë që të plagosura kanë mbetur Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka (drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover).