Krasniqi: Pandemia nuk duhet të shërbejë për luftë të brendshne politike – Qeveria të sigurojë vaksina të mjaftueshme për qytetarët

77
krasniqi:-pandemia-nuk-duhet-të-shërbejë-për-luftë-të-brendshne-politike-–-qeveria-të-sigurojë-vaksina-të-mjaftueshme-për-qytetarët

Kryetari i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pandemia nuk duhet të jetë një çështje e luftës së brendshme politike, por front i përbashkët në interes të qytetarëve, për të cilën ka apeluar gjithnjë.

“Edhe sot, unë nuk po flas vetëm nga pozicioni i liderit opozitar, por si njeri që ndjen dhimbjen e secilës familje që është në ankthin e pandemisë – dëmi i së cilës është i gjithanshëm e kompleks”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se Qeveria nuk duhet vetëm të merr masa arbitrare, por duhet të del me plan konkret për zvogëlimin dhe evitimin e dëmeve që sjellin këto masa në shumë sektorë.

“Mbi të gjitha, duke siguruar vaksina të mjaftueshme në vazhdimësi, si dhe duke rritur kapacitetet dhe numrin e qendrave te vaksinimit, ashtu që qytetarët të mund të vaksinohen me kohë dhe pa pritje të gjata kohore, sikur po ndodh tash”, tha Krasniqi.

Kreu i opozitës ka thënë se qytetarët nuk mund ta mbajnë të vetmuar barrën edhe të një mbylljeje tjetër, ekonomia nuk mund ta durojë edhe një goditje tjetër, arsimi nuk mund ta humbë edhe një hap tjetër.

“Mbi të gjitha, nuk duhet të tolerojmë të humbim jetë njerëzish, kur një menaxhim efikas mund të shpëtojë shumë prej tyre”, tha ai.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Statistikat e institucioneve me renome botërore, si Universiteti “Johns Hopkins”, po e rëndisin Kosovën ndër vendet e para në botë për infektime të reja dhe humbje jetësh nga Covid-19, në proporcion me popullsinë.

Kjo tragjedi, që po thellohet çdo ditë, duhet të na shqetësojë e alarmojë të gjithëve, pa dallim. Nëse nuk ndryshohet qasja aktuale e menaxhimit të pandemisë, pasojat do të jenë edhe më të rënda nga ato që sot qytetarët po i përjetojnë, ekonomia po i ndjen dhe profesionistët shëndetësorë po i vuajnë, për shkak të qëndrimit në distancë të Qeverisë. Pandemia nuk duhet të jetë një çështje e luftës së brendshme politike, por front i përbashkët në interes të qytetarëve. Për këtë kam apeluar gjithnjë. Edhe sot, unë nuk po flas vetëm nga pozicioni i liderit opozitar, por si njeri që ndjen dhimbjen e secilës familje që është në ankthin e pandemisë – dëmi i së cilës është i gjithanshëm e kompleks.

Qytetarët nuk mund ta mbajnë të vetmuar barrën edhe të një mbylljeje tjetër, ekonomia nuk mund ta durojë edhe një goditje tjetër, arsimi nuk mund ta humbë edhe një hap tjetër. Mbi të gjitha, nuk duhet të tolerojmë të humbim jetë njerëzish, kur një menaxhim efikas mund të shpëtojë shumë prej tyre. Andaj, qeveria duhet të reagojë urgjentisht! Jo vetëm me masa arbitrare, por edhe me plan konkret për zvogëlimin dhe evitimin e dëmeve që sjellin këto masa në shumë sektorë.

Mbi të gjitha, duke siguruar vaksina të mjaftueshme në vazhdimësi, si dhe duke rritur kapacitetet dhe numrin e qendrave te vaksinimit, ashtu që qytetarët të mund të vaksinohen me kohë dhe pa pritje të gjata kohore, sikur po ndodh tash. Është këshillë e vlefshme që qytetarët të vazhdojnë të mbajnë distancë me njëri-tjetrin, si masë mbrojtëse nga Covid-19.

Por, është po aq e vlefshme që Qeveria të mos mbajë distancë me qytetarin, siç ka bërë deri tash.