Kosova çdo vit pret turistë të shumtë. Me karakteristika natyrore, monumente dhe atraksione të ndryshme Kosova bën shumë turistë për vete.
Megjithatë, kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti në emisionin veror “21 Gradë” në Gazeta Press ka thënë se turizmi asnjëherë nuk ka qenë prioritet i Qeverive, duke theksuar se nuk ka ndonjë Ministri të Turimzit apo organizatë.
“Më shumë kanë bërë vet komuniteti, bizneset se vetë shteti”, ka thënë Hoti.
Duke i përmendur sfidat e turizmit në Kosovë, Hoti theksoi mungesën e ciceronit dhe guidës turistike të licensuar nga shteti.
“Kur ne si shtet nuk kemi një guidë të licensuar, atëherë grupet e ndryshme p.sh nga Maqedonia apo shtetet e tjera mund të vijnë me guidat e tyre në Kosovë dhe ta elaborojnë të flasin për trashegiminë tonë, për monumentet tona çfarë dojnë ata”, ka thënë Hoti duke theksuar se ky është një problem shumë serioz.
Kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë për Gazeta Press ka thënë se kanë bërë apel të vazhdueshëm që sa më shpejt të certifikohen/ licensohen këto guida./21Media
The post Kosova pa asnjë ciceron dhe guidë turistike të licensuar appeared first on .