Donika Gërvalla e përgëzon Vitinë për punën në ditën kur vdiqën 18 qytetarë

167
donika-gervalla-e-pergezon-vitine-per-punen-ne-diten-kur-vdiqen-18-qytetare

Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar Vitinë për punën që po bën, në ditën kur vdiqën 18 qytetarë si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

“Heq kapelen para kolegut tim, Arben Vitia.  Me përkushtimin, profesionalizmin, zellin, modestinë dhe qetësinë që e karakterizojnë, Arben Vitia menaxhoi në mënyrë shembullore sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë pandemisë. Shumë nga afër i kam përcjellur  betejat e tij të shumta, të vogla dhe të mëdha, në Kosovë dhe jashtë saj, për sigurimin e vaksinave kaq të nevojshme për Kosovën”, shkroi Gërvalla.

Ajo është e sigurt që edhe këtë sfidë do ta kalojnë së bashku.

“Varianti i ri i virusit dhe rritja e madhe e rasteve të reja e ka vënë të gjithë botën para një sfide. Numri i rasteve tragjike po na trondit të gjithëve çdo ditë e më tepër.  Përvoja edhe e shteteve të tjera tregon se shtrëngimi i masave dhe përshpejtimi i vaksinimit janë rrugëdalja e vetme”.

Ndryshe, ministrja Gërvalla njihet për huqjet teknike në postimet që bën, ndërsa sot ajo e ka gjetur ditën e duhur, për ta nderuar Vitinë për punën e tij.

Kujtojmë se kohëve të fundit, për çdo ditë po thyhen rekorde të rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 2 mijë e 295 të infektuar dhe 18 viktima. /Rahovec.net/