Dita e Kylian Mbappes

170
dita-e-kylian-mbappes

Kylian Mbappe është më afër Real Madridit se kurrë më parë.

“Dita e Mbappes”, shkruan Marca në ballinën e saj, sipas të cilës, është dita kur Reali mund të bëjë goditjen e madhe, transferimin e një galaktiku që i mungon që një kohë të gjatë.

Oferta e Real Madridit është 170 milionë euro plus 10 milionë bonuse, e fundit pasi nëse refuzohet zyrtarisht, s’do të ketë më negociata dhe Reali do të presë deri në janar për të negociuar direkt me lojtarin dhe për ta marrë falas në qershor të vitit 2022.

Kështu, për të mos e humbur falas, Marca shkruan se PSG do të negociojë sot me Realin dhe mund të mbyllet gjithçka këtë javë.

Pavarësisht ardhjes së Lionel Messit dhe dëshirës për të luajtur me më të mirin në histori, ëndrra e Mbappes ka qenë gjithmonë Reali.

The post Dita e Kylian Mbappes appeared first on RahovecNET.