Policia jep detaje shtesë për gjuajtjen me armë në Prishtinë

121
policia-jep-detaje-shtese-per-gjuajtjen-me-arme-ne-prishtine

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me të shtënat me armë në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se rreth orës 18:15 është raportuar për gjuajtje me armë dhe me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Nga informatat e para dyshohet për shkrepje arme mes dy personash”, tha Ahmeti.

Poashtu u theksua se deri më tani nuk raportohet për të lënduar, derisa policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve.