Një hap drejt shtesave për fëmijë

44
nje-hap-drejt-shtesave-per-femije

 

7 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për pagesat e shtesave për lehonat dhe shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kaluar plotësim-ndryshimi i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 nga “Pagesa për lehonat e papuna 3 mil EUR” në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”. Kjo masë parasheh që, këtë vit do të fillojë skema e mbështetjes së lehonave të papuna. Në kuadër të kësaj skeme, të gjitha lehonat që nuk punojnë, do të përfitojnë mbështetje në nivelin e pagës minimale për 6 muaj me radhë.

Shuma e paraparë ka qenë 3 milonë, ndërkaq më ndryshimet e sotme kalon në 7 milionë euro.

Ky ndryshim, siç thuhet nga ministri i Financave, Hekuran Murati, është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale.

Po ashtu më këtë ndryshim të masës, parashihet përfshirja edhe e lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.
Kosova është i vetmi vend në rajon i cili nuk aplikon shtesat për fëmijë. /21Media

The post Një hap drejt shtesave për fëmijë appeared first on .