Sejdiu: Tash 20 vjet mjekët ofendohen, pushtetarët më 1400 euro në muaj shesin mend

212
sejdiu:-tash-20-vjet-mjeket-ofendohen,-pushtetaret-me-1400-euro-ne-muaj-shesin-mend

Ky reagim i Sejdiut vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që punëtorët shëndetësorë të paguhen nga 60 euro më shumë në muaj, si shtesë për përballjen me Covid-19, shkruan Rahovec.net.

Postimi i plotë:
60 euro shtesa për shendëtësi 🤦♂

Tash e 16 muaj mantelbardhët janë në vijën e parë të frontit në betejën kundër COVID19.

Sa për informacion një mjek specialist anesteziolog / infektolog / pulmolog, dhe gjithë mjekët specialist tjerë, që përballen me punën më të vështirë në këtë betejë paguhen € 659!

Mbi €1400, në mesatare, është paga e Kryeministrit, ministrave dhe deputeteve dhe këta kanë lukse shtesë e orare me qejfe!

Paramendojeni, €659 mjeku i cili shpeton jetë dhe nuk ka asnjë luks por vetëm kritikë e ofendime tash e 20 vjet përballë pushtetarëve me €1400 që shesin mend!

60 euro shtesa 🤦♂