Ardhja e afganëve, Qeveria e Kosovës tregon se cilëve personave të tjerë do t’iu ofrohet mbrojtje

41
ardhja-e-afganeve,-qeveria-e-kosoves-tregon-se-cileve-personave-te-tjere-do-t’iu-ofrohet-mbrojtje

Sipas këtij vendimi, përveç personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të SHBA-së, atyre të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave tjerë, në bazë të marrëveshjes me SHBA-së, të cilët do të zhvendosen në SHBA apo në një shtet tjetër të tretë, përfshirë familjarët e tri këtyre grupeve.

Kosova ka qenë ndër shtetet e para që i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA-së për të strehuar afganët, të cilët kanë bashkëpunuar me forcat amerikane, pasi talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit.

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se mbërritja e civilëve afganë në Kosovë është çështje ditësh dhe se ardhja e tyre varët nga organizimi i transportimit që po kryhet nga SHBA.

Numri i saktë i refugjatëve afganë që do të pranojë Kosova ende nuk dihet, por presidentja ka deklaruar se po punohet në zgjerimin e kapaciteteve për të pranuar sa më shumë prej tyre.