​917 punëtorë aplikuan për të përfituar nga Pakoja e Ringjalljes

517
​917-punetore-aplikuan-per-te-perfituar-nga-pakoja-e-ringjalljes

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se deri më tani, 344 biznese për 917 punëtorë kanë aplikuar për të përfituar nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike.

Sipas statistikave, numri më i madh i punëtorëve kanë aplikua është për masën 1.3 mbështetja e punësimit të grave, për të cilën do të bëhet subvencionim i pagës deri në 50% të pagës bruto mujore për 3 muaj, ndërsa pas përfundimit të periudhës tremujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur, konform kritereve dhe kufizimeve të përcaktuara me vendimin për zbatimin e masës 1.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërsa, për masën 1.1 rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, do të bëhet subvencionim i pagës deri në 50% të pagës mujore bruto për 3 muaj (maximum deri në 170 euro bruto), si dhe masa 1.2 mbështetja për të punësuarit e formalizuar, do të bëhet subvencionim i kontributit pensional në vlerë prej 10% të pagës bruto mujore për më së shumti 12 muaj, duke filluar nga muaji korrik 2021 deri në muajin qershor 2022.

ATK ka thënë se të drejtë aplikimi kanë shoqëritë tregtare të regjistruara dhe punëdhënësit sipas legjislacionit të Kosovës.

Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.

Udhëzuesin për aplikim për subvencionim sipas masave të lartcekura, e gjeni KËTU ./21MEDIA

 

 

The post ​917 punëtorë aplikuan për të përfituar nga Pakoja e Ringjalljes appeared first on .