Zogaj: Kurtit nuk i bëhet vonë për Universitetin në Veri, asnjë deklaratë lidhur me këtë zhvillim

40
zogaj:-kurtit-nuk-i-behet-vone-per-universitetin-ne-veri,-asnje-deklarate-lidhur-me-kete-zhvillim

Përmes një postimi në Facebook, Zogaj thotë se Kryeministrit Kurti nuk i bëhet vonë lidhur me Universitetin në Veri.

Ai thotë se përveç se mungon aksioni për këtë, nuk kemi asnjë deklaratë nga Kurti.

Duke i quajtur ‘demagogë’, Zogaj thotë se kjo Qeveri erdhi në pushtet duke thënë se do të përmirësojnë situatën në Veri.

Postimi i plotë:

“Nderrimi i pushtetit me 14 Shkurt, sipas apologjeteve te tij, ka ardhe edhe si rezultat qe pushtetet paraprake nuk kane tregu “dhembet” ne menaxhimin e veriut te Kosoves. Pra, sipas tyre, me “ardhjen tone” situata ne ate pjese te Kosoves do te permiresohet ne favor te shteti te Kosoves. Nderkohe qe, ne muajin e pese te qeverisjes, strukturat paralele ndertojne nje “universitete” atje. Dhe jo qe s’kemi pare aksione qe do te ndalnin nje ndertim te tille, por as edhe te vetmen deklarate ne lidhje me kete zhvillim. KM Kurti as qe i behet vone qe te thote nje fjale perkitazi me kete ceshtje. Nje pjese e nomenklatures qe e mbeshtete kete qeveri, thone qe “po te nderhyjme atje, do te perkeqesohet gjendja,” duke vazhduar te fajsojne qeverite e kaluara per gjendjen. Po mire, pse atehere keni kerkuar pushtetin pikerisht duke thene qe do te permiresojme situaten ne kete pjese te territorit? Apo vetem e vetem sepse jeni nje grumbull demagogesh?”. /Rahovec.net/