Fifi : Nuk mundem me ta fal, zemra është lodhur

112
fifi-:-nuk-mundem-me-ta-fal,-zemra-eshte-lodhur

Fifi ka folur herë pas here për jetën e saj private, duke pranuar se është e dashuruar, por pa e zbuluar identitetin e personit që e ka bërë për vete.

Këngëtarja i ka bërë lëmsh të gjithë me “punët e zemrës”, sepse shpesh ka treguar se është lën duar shumë nga dashuria.

Së fundmi, artistja ka publikuar në Instagram një video, në sfond të së cilës dëgjohet kënga e Nora Istrefit, e titulluar “Dy shokë”.

“Nuk do mundem unë ta fal gabimin tonë që na mundon nga ky çast nga ajo natë, e vetme në shtrat herë e lodhur, zemra ndihet në faj, se i thoja, i thoja unë: ‘Të jemi shokë e jo më shumë’”, është teksti që Fifi këndon.

The post Fifi : Nuk mundem me ta fal, zemra është lodhur appeared first on Gazeta Press.