Gjatë takimit është biseduar për temat që lidhen më çështjen e gjeo-informacionit dhe për çështjen e kufijve shtetërorë.
“Gjithashtu kemi diskutuar edhe për qeverisjen tonë në Podujevë, për sfidat me të cilat po ballafaqohemi, me dinamikën e punëve dhe projekteve që po realizohen gjatë kësaj kohe në Komunën tonë”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në Facebook.
Më tej, Bulliqi bëri të ditur se Kurti i ofroi mbështetje për qeverisjen e tij dhe u dakorduan që ta thellojnë bashkëpunimin edhe më tej./Rahovec.net/