Telefonat e ri të Google do të shiten në treg pa mbushës

119
telefonat-e-ri-te-google-do-te-shiten-ne-treg-pa-mbushes

Google do të prezantoj modelet e reja të telefonave të mençur, por krahas me këtë do të vie edhe një lajm i keq për përdoruesit e tyre – pasi që Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro nuk do të kenë mbushës për blerje në treg.

Kompania i ka zyrtarizuar të hënën, Pixel 5a dhe 5G duke premtuar se së shpejti do të prezantojnë edhe Pixel 6.

Duke ndjekur modelin e Apple dhe Samsung, Google nuk do të shpërndajë mbushës me telefona.

Pixel 5a dhe 5G janë modelet më të fundit të Google që do të jenë të disponuneshëm me mbushës.

Më pas Google më nuk do të shpërndajë mbushës, pasi që shumica e njerëzve tani posedojnë mbushësit USB-C. /Njeshi/

The post Telefonat e ri të Google do të shiten në treg pa mbushës appeared first on Njeshi.