“Ku je e tek je kam me të gjetë e ki me pa se kush jam”, 1 muaj paraburgim për kanosje ndaj zyrtarit policor

58
“ku-je-e-tek-je-kam-me-te-gjete-e-ki-me-pa-se-kush-jam”,-1-muaj-paraburgim-per-kanosje-ndaj-zyrtarit-policor

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit një personi me inicialet B.P., pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor, i cili ishte duke u marrë me rastin penal të ndalimit të djalit të të dyshuarit për kanosje.

Gjykata ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 17 gusht, në Prizren, ku i dyshuari e ka kanosur zyrtarin policor.

“Me datë 17 gusht, në orët e pasdite në Prizren, i pandehuri B.P., seriozisht e kanos të dëmtuarin – zyrtarin Policor në lidhje me punën dhe pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari si zyrtar policor ishe duke u marr me rastin penal lidhur me ndalimin e djalin e të pandehurit, i pandehuri B.P., tre herë shkon në zyrat e policisë për të marrë informata për djalin e tij, më pas përmes  telefonit e thërret të dëmtuarin – zyrtarin Policor, dhe i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “ ku je e tek je kam me të gjetë e ki me pa se kush jam unë, kam mu marrë me ty mirë, unë të gjej gjithqysh ty”, me ç ‘rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë e Gjykatës:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtarja e procedurës – Vjollca Buzhala, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 18.08.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 18.09.2021, ndaj të pandehurit B.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosja nga neni 181 par. 3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit B.P., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

  Me datë 17 gusht, në orët e pasdite në Prizren, i pandehuri B.P., seriozisht e kanos të dëmtuarin – zyrtarin Policor në lidhje me punën dhe pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari si zyrtar policor ishe duke u marr me rastin penal lidhur me ndalimin e djalin e të pandehurit, i pandehuri B.P., tre herë shkon në zyrat e policisë për të marrë informata për djalin e tij, më pas përmes  telefonit e thërret të dëmtuarin – zyrtarin Policor, dhe i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “ ku je e tek je kam me të gjetë e ki me pa se kush jam unë, kam mu marrë me ty mirë, unë të gjej gjithqysh ty”, me ç ‘rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh  rrezikshmërinë e veprës penale, pasi që i pandehuri dyshohet të ketë kanosur zyrtarin policor pikërisht për shkak punës dhe detyrës së tij zyrtare, dhe me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të arratisen dhe t’i shmanget dhe të pengojnë procedurën penale- hetimore.

Nga të lartcekurat, është konstatim i Gjykatës se caktimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale-hetimore, përndryshe çdo vendim tjetër përkatësisht masë tjetër do të pengonte zhvillimin normal të kësaj procedure penale, e cila është në vijim e sipër.