Presidenti afgan Ashraf Ghani deklaroi se ishte larguar nga vendi për të shmangur gjakderdhjen. Ai këto deklarime i bëri derisa talibanët vetëm se hynë në pallatin presidencial në Kabul.
Në disa komente të tij në Facebook, Ghani shkruante se ishte larguar për të shmangur përplasjet me talibanët, që sipas tij do të rrezikonin jetën e miliona banorëve të Kabulit.
Presidenti Ghani nuk ofroi tutje detaje mbi vendndodhjen e tij aktuale.
Reuters njoftoi se Presidenti Ghani ishte nisur drejt Taxhikistanit.
Presidenti afgan Ashraf Ghani, së bashku me nënpresidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë, u larguan të dielën nga vendi, duke u krijuar terrenin kryengritësve talebanë për të ri-marrë në dorë pushtetin në Afganistan, 20 vite pasi një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e rrëzoi grupin nga pushteti.
The post Presidenti afgan: U largova nga vendi për të shmangur gjakderdhjen appeared first on RahovecNET.