Kapen 31 kg drogë në Komoran, vihen në pranga dy persona

35
kapen-31-kg-droge-ne-komoran,-vihen-ne-pranga-dy-persona

Antidroga e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka konfiskuar 31kg substancë të dyshuar narkotike dhe ka prangosur dy persona të dyshuar për blerje, posedim apo shpërndarje të paautorizuar të saj.

Pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara, operacioni policor është realizuar dje në Komoran të Drenasit,.

“Në këtë operacion është konfiskuar vetura Passat me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjet dhe konfiskuar dy thasë të mbushur me 31 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu është konfiskuar edhe vetura ( me targa të Shqipërisë) e personit të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, dy telefona celularë, para: 1050 euro dhe 13500 lekë”, njofton policia, transmeton Express.

Me urdhër të prokurorisë është realizuar edhe një bastisje në lokacionin e të dyshuarit mashkull kosovar të sipër cekur në rast dhe është sekuestruar edhe një veturë tjetër ( e tretë) në të cilën janë gjetur mbetje të vogla të substancave narkotike.

Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës me vendim të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.