Ancelotti dëshiron që ai të kthehet në formën e tij më të mirë
Eden Hazard pati një paraqitje të fuqishme kundër Alavesit në ndeshjen e parë të Real Madridit në La Liga dhe shpreson që kjo gjë të vazhdojë.
Sulmuesi belg ka qenë pre e lëndimeve prej që kalojë në Spanjë por këtë verë ai është kthyer në formën e tij më të mirë.
Hazardi është i përkushtuar për ta lënë anash lëndimin në gju, i cili e la atë jashtë afër dy vite. Ai ka thënë se tashmë ai nuk është më në mendjen e tij, derisa po punon shumë si në stërvitje edhe në fushë.
Ndeshja e parë e tij e ka mbushur klubin optimizëm që ai mund të kthehet dhe të rikthehet në formën që e kishte në Chelsea para se klubi i kryeqytetit spanjoll të paguante 100 milionë euro për të.
Sipas raporteve mjekësore gjuri i tij është në gjendje të mirë kështu që tani Hazardi ta merr veten dhe formën e tij
Carlo Ancelotti ka thënë se një nga objektivat e tij kryesor këtë vit është që ta rikthejë belgun në formën si e kishte në Premier Ligë.
Klubi kishte menduar që ta shiste atë, por një largim i tij është shumë i komplikuar kështu që ata ende besojnë se ai mund të kthehet në formën e tij më të mirë. Shokët e skuadrës e respektojnë dhe e dinë se sa lojtar i mirë është ai.
The post Hazard i gatshëm ta harrojë lëndimin appeared first on RahovecNET.