“Jam shumë i lumtur me Mbappen”, Pochettino thotë se nuk i dëgjoi vërshëllimat drejtuar yllit francez

145
“jam-shume-i-lumtur-me-mbappen”,-pochettino-thote-se-nuk-i-degjoi-vershellimat-drejtuar-yllit-francez

Mauricio Pochettino deklaroi se është “shumë i lumtur” me Kylian Mbappen pas fitores 4-2 ndaj Strasburgut të shtunën, në të cilën tifozët e Paris Saint-Germain vërshëllyen sulmuesin mes spekulimeve të largimit të nga Parc des Princes.

Mbappe, i cili është lidhur vazhdimisht me Real Madridin, shënoi një gol teksa i sapoardhuri Lionel Messi e shikonte nga tribuna.

Megjithatë, para ndeshjes sulmuesi francez ishte cak i vërshëllimave të tifozëve të PSG-së, të cilët janë kundër lojtarit që nuk po rinovon kontratën.

Pochettino ofroi lavdërime për përqendrimin e tij në detyrën në fjalë dhe tha se ai nuk dëgjoi asnjë nga vërshëllimat e tifozëve në Parc des Princes.

“Unë nuk i dëgjova vërshëllimat. Jam shumë i lumtur me të. Ai është i fokusuar në atë që duhet të bëjë dhe pati një lojë vërtet të mirë. Ai duhet të vazhdojë në këtë rrugë”, ka thënë fillimisht Pochettino për L’Equipe.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi përkrahësit tanë rreth nesh. Është e jashtëzakonshme dhe na ka munguar shumë. Futbolli është krejtësisht i ndryshëm me spektatorë”.

“Me prezantimin e të sapoardhurve, ishte një mbrëmje e mrekullueshme për PSG-në”.

“Tani, ne duhet t’i përgatisim ata gradualisht, pa marrë shumë rreziqe, pavarësisht nëse është Leo Messi apo të tjerët”, përfundoi argjentinasi.

The post “Jam shumë i lumtur me Mbappen”, Pochettino thotë se nuk i dëgjoi vërshëllimat drejtuar yllit francez appeared first on RahovecNET.