PSG publikon listën e të ftuar për ndeshjen e sotme, mungojnë Messi, Ramos e Neymar

164
psg-publikon-listen-e-te-ftuar-per-ndeshjen-e-sotme,-mungojne-messi,-ramos-e-neymar

Skuadra e Paris Saint-Germain sot luan ndeshjen e dytë të edicionin 2021/22 në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.

Parisienet e presin në “Parkun e Princave” ekipin e Strasbourgut nga ora 21:00.

Kryeqytetasit janë skuadra më e përfolur në botën e futbollit këtë vit, pasi transferuan disa nga futbollistët më të mirë në botë.

Filluan akordimin me Wijnaldum, pastaj me Hakimin dhe me Donnarummën u mendua se do ta mbyllin.

Mirëpo, “bombat” ishin dy kapitenët e gjigantëve spanjoll Real Madrid dhe Barcelona, Sergio Ramos e Lionel Messi iu bashkuan falas skuadrës franceze.

Sidoqoftë, dy ish liderët në ekipet e tyre përkatëse ende nuk janë gati për të debutuar, një ashtu edhe Donnarumma.

Për ndeshjen e sotme të gatshëm nuk janë as Neymar, Di Maria e Marquinhos.

Lidershipi edhe në këtë ndeshje i mbetet Mbappes, i cili pritet të luajë nga minuta e parë.

Lista e të ftuarve për takimin ndaj Strasbourgut është kjo:

The post PSG publikon listën e të ftuar për ndeshjen e sotme, mungojnë Messi, Ramos e Neymar appeared first on RahovecNET.