Manipuluan kilometrat e veturave, Policia inicion 9 raste në Ferizaj

176
manipuluan-kilometrat-e-veturave,-policia-inicion-9-raste-ne-ferizaj

Policia e Kosovës ka iniciuar kallëzime penale ndaj nëntë personave nën dyshimin për veprën penale “Mashtrim, shmangie doganore dhe falsifikim i dokumentit”.

Sipas njoftimit të policisë të njëjtit dyshohet se kanë manipuluar me kilometrat e veturave dhe u kanë shitur të njëjtat blerësve pa u treguar se atyre u kanë zbritur ato.

“Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto Krimeve, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar disa informacione inteligjente, rreth manipulimit apo ndërhyrjes në kilometrave të kaluara të disa automjeteve, në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur të hetojë një nga një,  të gjitha rastet e dyshimta të automjeteve.  Pas intervistimit të disa personave, policia ka arritur të sigurojë prova materiale dhe deklarative dhe ka iniciuar 9 raste, Kallëzim Penal për veprën penale  ‘’Mashtrim, shmangie doganore dhe falsifikim i dokumentit’’”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto Krimeve, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar disa informacione inteligjente, rreth manipulimit apo ndërhyrjes në kilometrave të kaluara të disa automjeteve, në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur të hetojë një nga një,  të gjitha rastet e dyshimta të automjeteve.

Pas intervistimit të disa personave, policia ka arritur të sigurojë prova materiale dhe deklarative dhe ka iniciuar 9 raste, Kallëzim Penal për veprën penale  ‘’Mashtrim, shmangie doganore dhe falsifikim i dokumentit’’,

Rastet e mashtrimit  janë bërë në atë mënyrë,   kur personat  e caktuar pas doganimit, apo në disa raste edhe pas blerjes së automjeteve, kanë zbritur kilometrat para se të njëjtën t’ia shesin personit tjetër dhe për këto ndryshime  nuk janë njoftuar blerësit  e automjeteve. Këtë mainipulim e kanë bërë me  qëllim të përfitimit personal , duke dëmtuar kështu blerësin.

Rastet e shmangies  doganore, janë bërë në atë mënyrë,  me  rritjen e kilometrave  të kaluara në automjet,  me qellim shmangies doganore  dhe në këto raste, pas rritjes së kilometrave në automjet, kosto doganore ka qenë  më e vogël për pagesë,  sesa vlera reale  e zhdoganimit të atij automjeti.

Rastet e  falsifikimit të dokumentit , janë bërë kur personat e caktuar kanë ndërruar kilometrat në automjet të paraqitura përmes dokumentit falso.

Sektori i Hetimeve Rajonale në Ferizaj,  në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore  në Ferizaj dhe partnerë tjerë, janë duke punuar vazhdimisht në identifikimim dhe zbulimin e rasteve të mashtrimit, falsifikimit dhe shmangies doganore .

Informacionet tjera janë në fazën e hetimit dhe grumbullimit të të dhënave shtesë  .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha rastet e mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe shmangies doganore, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.