“Fatkeqësisht z.Lushtaku ka vendime të shkallës së prerë dhe siç nuk iu lejua Albin Kurtit të kandidojë as Lushtaku nuk do të jetë kandidat zyrtar i partisë sime”, tha Lladrovci në emisionin PRIME të RTK-së.
Ai tha se nuk i gëzohet kësaj, por ripërseriti se nuk i ndërron fjalët që i ka thënë për atë dhe Bekim Jasharin.
Kujtojmë se kohëve të fundit Lladrovci dhe Lushtaku nuk është se kanë pasur raporte edhe aq të mira.
Kryetari i Drenasit ka qenë kundër që PDK të ketë kandidat që do t’i dalë përballë pjesëtarit të familjes Jashari, Bekimit.