Messi di diçka, alarmon PSG-në për Mbappen kur pyetet për treshen sulmuese MNM

179
messi-di-dicka,-alarmon-psg-ne-per-mbappen-kur-pyetet-per-treshen-sulmuese-mnm

Parisi arriti të marrë atë që ëndërronte, Lionel Messin, por mund të humbasë atë që i dhuronte deri sot spektakël, Kylian Mbappen.

Mbappe e ëndërron Real Madridin dhe ka zëra se ai dëshiron patjetër të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Duket se as ardhja e Lionel Messit nuk do t’i mbushë mendjen që të qëndrojë në Paris.

Madje, edhe vet Messi, ka lëshuar bombën të mërkurën në një bashkëbisedim të shkurtër me Ibai Llanos në Parc des Princes.

Ai e pyeti për treshen e frikshme që po duan ta shohin në fushë e gjithë bota Neymar-Messi-Mbappe, derisa Leo u përgjigj: “Nuk e di… shpresoj të ndodhë”.

Messi di diçka, nuk duket i sigurt se Mbappe do të qëndrojë dhe diçka e tillë ka alarmuar edhe Real Madridin.

 

The post Messi di diçka, alarmon PSG-në për Mbappen kur pyetet për treshen sulmuese MNM appeared first on RahovecNET.