Haradinaj: Do fitojmë edhe në disa komuna tjera, përveç atyre që aktualisht qeverisim

194
haradinaj:-do-fitojme-edhe-ne-disa-komuna-tjera,-pervec-atyre-qe-aktualisht-qeverisim

Ai gjatë një interviste televizive shtoi se kryetarët që sot qeverisin me komunat, kanë bërë punë shumë të mira.

“Aleanca garon në shumicën e komunave shqiptare në Kosovës, në disa komuna të vogla kemi partneritet, por në shumicën garojmë vetëm. Në komunat që udhëheqë Aleanca garojmë me të njëjtit kandidatë, sepse kanë bërë punë të mirë dhe janë shumë të respektueshëm nga qytetarët”.

“Konsiderojmë se jemi subjekt serioz politik dhe kemi një ofertë mjaftë serioze si me kuadro, kandidatë për kryetarë komunash, kandidatë për Asambletë, si dhe me programin qeverisës”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, përveç komunave në të cilat qeverisë AAK-ja, do t’i fitojnë edhe shumë të tjera.

“Besojmë fuqishëm që në komunat në të cilat qeverisim do të rikonfirmohet besimi i qytetarëve, por shpresoj shumë që edhe në disa komuna të tjera në të cilat kemi kandidatë serioz dhe të respektushëm”, ka përfunduar i pari i AAK-së.