Miratohet marrëveshja 15 milionë euro për sigurimin e vaksinave antiCOVID-19

192
miratohet-marreveshja-15-milione-euro-per-sigurimin-e-vaksinave-anticovid-19

Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen ndërkombëtare me vlerë 15 milionë euro përmes së cilës sigurohen vaksinat antiCOVID-19. Kështu bëri të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë.

Murati në konferencën për media ka treguar edhe se në mbledhjen e sotme qeveritare janë ndarë 30 milionë euro për zbatimin e pakos së ringjalljes ekonomike.

Në këtë mbledhje poashtu është miratuar edhe drafti i Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026.

Pas miratimit të kësaj strategjie, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para gazetarëve tha se do të pasohet me vetingun në drejtësi.

The post Miratohet marrëveshja 15 milionë euro për sigurimin e vaksinave antiCOVID-19 appeared first on .